KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare në tri komuna, përfshirë edhe Mamushën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të tri komunave: Prishtinë, Mamushë dhe Junik. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur procesi i vendimmarrjes lidhur me ankesat për këto komuna.
Në mbledhjen e sotme, KQZ prezantoi një raport lidhur me fazën përfundimtare të përgatitjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Në këtë mbledhje u njoftua se ka përfunduar shpërndarja e materialit zgjedhor, proces i cili u zhvillua në disa faza: më 5 dhe 6 nëntor, në Qendrat Komunale të Numërimit u shpërndanë kutitë e votimit, kabinat e votimit dhe materialet administrative, ndërsa më 8 nëntor, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, u shpërndanë materialet e tjera zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, listat votuese, ngjyra matrikulare dhe vulat.

