Përditësohen të dhënat: Mbi 220 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të reja mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 13:00.
Sipas të dhënave të përpunuara nga 61.63% e vendvotimeve, deri në këtë orë kanë votuar mbi 221 mijë qytetarë, që përfaqëson 11.07% të trupit zgjedhor.

Nga hapja e qendrave të votimit e deri në orën 09:00, kur KQZ publikoi të dhënat e para, pjesëmarrja ishte 2.67%, apo 53 mijë e 371 votues.

Ndërkaq, deri në orën 11:00, numri i qytetarëve që kishin ushtruar të drejtën e votës kishte arritur në mbi 165 mijë.


