KQZ: Rezultatet preliminare, LVV e PDK i marrin nga dy komuna në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe sipas tyre, Vetëvendosje ka fituar dy komuna, e dy të tjera i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas këtyre rezultateve, në Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut kanë fituar kandidatët e LVV-së, ndërsa në Zubin Potok dhe në Zveçan ata të PDK-së