Krahë për krahë e të buzëqeshur, pajtohen Rama e Kurti
Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti njihen për marrëdhëniet e “ngrira” mes tyre, të shoqëruara me debate e akuza herë pas here.
Por si duket, dy liderët shqiptarë kanë vënë mënjanë hatërmbetjet dhe janë pajtuar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti, duke u përqafuar.
Pas tyre, i qeshur dhe me dorën në shpatullat e Ramës, është kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili gjithashtu qesh.
“Shqipëri dhe Kosovë”- shkruan Rama në Instagram por ka bllokuar komentet në këtë foto, duke mos lënë ndjekësit e tij t’a komentojnë këtë “bashkim”.