Krasniqi e cilëson Haskukën si të dështuar
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Simir Kransiqi, shef i grupit të asamblistëve të PDK-së, ka kritikuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për siç ka thënë lavdërim kot sa i përket rritjes së të hyrave vetanake, duke thënë se këto nuk janë të vërteta.
Ai ka pyetur se sa do të jetë kjo e dobishme kur mbi 7 milion euro të Prizrenit kanë shkuar në suficit.
“ Kryetari dhe kabineti i tij janë të dështuar, pasi edhe shpenzimet e luksit gjatë vitit të kaluar janë rritur për 200 për qind”, ka thënë ai./GazetaePrizrenit.net