Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së: Besimi juaj është nderi i jetës sime
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është rizgjedhur në krye të partisë në Konventën e njëmbëdhjetë, duke marrë sërish besimin e delegatëve katër vite pas zgjedhjes së tij për herë të parë në këtë post.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi ka falënderuar nga zemra delegatët dhe mbështetësit për besimin dhe përkushtimin ndaj rrugëtimit të përbashkët.
“Katër vite më parë, më 3 korrik 2021, më dhatë nderin e madh të jetës sime: drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Sot, më dhatë sërish besimin për ta çuar përpara këtë rrugëtim – së bashku,” shkroi ai./G.S