24-11-2024

Krasniqi thotë se me qeverisjen e Totajt, Prizreni do shndërrohet në qendër të kulturës e turizmit në Ballkan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren ku vizitoi kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totajn, për ta uruar pas marrjes së detyrës për udhëheqjen e Prizrenit në katër vitet e ardhshme.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, njofton Klankosova.tv.

”Pas marrjes së detyrës zyrtare, sot vizitova kryetarin Shaqir Totaj, për t’i uruar punë të mbarë në katër vitet e ardhshme në udhëheqjen e Prizrenit, kryeqytetit tonë kulturor e historik. Pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.

Me qeverisjen e Shaqir Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan.

Për këtë, garanci kryesore është përvoja e tij udhëheqëse dhe dashuria e madhe që ka për Prizrenin dhe prizrenasit. Gjithmonë duke qeverisur drejtë, pa dallime e duke qenë Kryetar i secilit e për secilin. Të priftë e mbara, Shaqë!”.

Asnjë koment

Comments are closed.