29-11-2024

Krerët e shtetit ngrisin solemnisht flamurin e Kosovës për nder të përvjetorit të Pavarësisë

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.

Sot bëhen 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e cila është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.