Krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë qëndruar të hënën në Reçak, për të shënuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.