Kreu i opozitës në Prizren, Shaqir Totaj do të mbajë konferencë shtypi
Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, sot në ora 11:00, do të mbaj konferenca për shtyp, raporton Gazeta e Prizrenit.
Konferenca mbahet në selinë e degës. Totaj që përfaqëson kryeopozitarin ka paralajmëruar se do të fillojë mbajtjen e konferencave të rregullta javore, për të intensifikuar opozitarizimin ndaj pushtetit komunal të Prizrenit.
Ndonëse, në zgjedhjet e fundit qendrore të 6 tetorit, PDK në Prizren u radhit forca e dytë politike në Prizren, një gjendje tjetër paraqitet në nivelin lokal.
Në Kuvendin Komunal të Prizrenit PDK është subjekti më i madh, pasi ka numrin më të madh të ulëseve, apo 11 nga 41 sa ka organi më i lartë lokal. /GazetaePrizrenit.net /