01-05-2025

Krijohet një hartë e posaçme e rajoneve etnografike të Kosovës, nga antropologia amerikane Janet Reineck

Një hartë e veçantë që paraqet rajoneve etnografike të Kosovës është publikuar së fundmi nga antropologia amerikane Janet Reineck, e cila që nga vitet ’80 është e lidhur ngushtë me vendin tonë, ku edhe jeton dhe vepron prej shumë vitesh.



Harta është rezultat i punës disa mujore dhe bashkëpunimit të ngushtë me antropologët kosovarë Ukë Xhemaj dhe Arsim Canolli, si dhe me vëllain e saj në Kaliforni, i cili e realizoi hartën në aspektin grafik, duke përfshirë edhe komentet dhe ekspertizën e studiuesve vendas.



“Kjo hartë u krijua për kursin tim ‘Etnografia e Kosovës’ në RIT Kosovo, me ndihmën e Ukë Xhemaj dhe Arsim Canollit, bazuar në njohuritë e tyre të thella mbi rajonet”, shpjegon Reineck. Ajo thekson se kufijtë midis rajoneve nuk janë të ngurtë, por ofrojnë një përfytyrim të përgjithshëm mbi identitetin rajonal, të bazuar në perceptimet lokale, gjeografinë, zakonet, kostumet tradicionale, dialektet dhe folklorin.



Në shumë raste, rajonet kanë disa emërtime, por në hartë janë përdorur ato që njihen më gjerësisht nga popullata lokale. Reineck thekson se projekti është ende në zhvillim dhe fton qytetarët nga të gjitha rajonet të japin sugjerime dhe kontribute.

“Shpresoj që kjo hartë të përdoret gjerësisht nga të gjithë të interesuarit për diversitetin kulturor dhe kompleksitetin e këtij vendi të bukur”, tha ajo.

May be an image of map and text that says 'SHALAE RAJGORES KOPAONIK KOLASHINI PLAK SHALA BAJGORES SERBIA MALIIZI ZI Polok •Mlitrovica Podujeva LLAPI PODGURII PEJES Istogui BUGOVA Klina Viahtrri Prini; Birdi DRENICA Deçani T REKA Juniku KARADAKIZ Prishtina GOLLAKU Drenasia BESTKIT NEMLINA 0 Kamenica LLAPUSHA Gjakova Pahoveci Suhareka DRINIA ANAMORAVA Gjilani Bujanovci MoύΑ HASI Gjonaj PODGURII PRIZRENIT JEZERCI Prizreni Ferizaj Nerogim Vitla Kaçaniku KARADAKU SIRINIQI SRECKA Presheva Drint LUMA SHOIPERIA Kukesi GRYKAE KAÇANIKUT OPOJA Dragashic Dragashic.A SUK Er GORA KARADAKII SHKUPIT MAQEDONIA E VERIUT 30 Mila 40 Rajonet Etnografike Kosovës (Kosovo's sEthnogra Ethnographic raphic Regions) Janct Reineck, Map Coordinator Xhomaj, Consulting Ethnographer Map Reineck, San Francisco 2025'

Ky projekt përbën një përpjekje të rëndësishme për dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës në një format vizual dhe lehtësisht të kuptueshëm për studiuesit dhe publikun e gjerë./tvprizreni.net

Asnjë koment

Comments are closed.