Krim brenda familjes: Burri dyshohet se e mbyti gruan me sëpatë në Prishtinë
Një krim i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Isak Marku” në Prishtinë.
Një person i moshuar dyshohet ta ketë vrarë me sëpatë gruan e tij për motive ende të panjohura.
Njësitet policore kanë zbarkuar në vendin ku ndodhi krimi dhe janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë”, kanë thënë policia për IndeksOnline.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.