Krim makabër në BeH, Nermini vrau grun dhe dy persona të tjerë më pas u fut live në Instagram: Foshnja është gjallë
Nermin Sulejmanoviq, vrasësi nga Gradaçaci, ka dalë live në Instagram pas vrasjeve të tmerrshme që kreu sot.
“Kam vrarë babë e bir. Zoti e di se si ata u përplasën me mua. Unë vrava një grua dhe dy armiq. Shpresoj se kam vrarë edhe policin. Foshnja është gjallë”, ka thënë ai në video, përcjellëDnevni Avaz.
Sulejmanoviq vrau gruan e tij më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa pamjet e krimit të paprecedentë i transmetoi drejtpërdrejt në rrjetet sociale.
“Këtu mund ta shihni drejtpërdrejt se si duket një vrasje”, tha vrasësi i çmendur para se të qëllonte gruan e tij në ballë, transmeton Avaz.ba.
Në videon tejet shqetësuese shihet kudo gjak, si dhe momenti kur ka qëlluar me armë gruan e tij.
Ai ka qenë i ndaluar edhe më herët, ndërsa sipas të dhënave që disponojmë ka qenë edhe pjesëtari një grupi droge. /GE