Njësitë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda të Policisë kanë zbarkuar dje në Prishtinë, Pejë e Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për kryerjen e hetimeve lidhur me një rast të tetorit të vitit të kaluar, raporton Indeksonline.
Duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës, janë kontrolluar shtëpi e objekte përcjellëse në katër lokacione në këto qytete.
Policia ka arrestuar katër të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit të shtëpive dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: tri revole dhe 51 fishekë” bëhet e ditur në raportin policor./IO