25-11-2024

Krimi makabër në Pejë: Kjo është nëna që u vra nga djali i saj

Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dysohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjalit, mësohet se viktima është  Hyrije Broqi-Hyseni.

Burime e afërta me familjen Hyseni, në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

news image

Këto burime, konnfirmuan se i dyshuari ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë e fajësonte edhe nënën e tij.

Megjithatë ky është vetëm version fillestar në lidhje me motivin e krimit makabër në Pejë, por ju mbetet autoriteteve të rendit që ta konfirmojnë motivin dhe rrethanat tjera që kulmuan me humbjen e jetës së një nëne të pafajshme.

Asnjë koment

Comments are closed.