Kristian Prenga fantastik në ring, boksieri mposht amerikanin për 30 sekonda
Disa goditje të fuqishme të Prengës ishin të mjaftueshme që kundërshtari të dorëzohej menjëherë. Fitorja e shpejtë rikonfirmoi mirditorin si një boksier të pamëshirshëm, ndërsa të gjitha 19 triumfet në karrierë i ka arritur me “knock-out”.

Atmosfera në sallën e Bally’s Atlantic City u ndez nga mbështetja e tifozëve shqiptarë, të cilët e pritën suksesin me entuziazëm. Ky rezultat jo vetëm e forcon rekordin personal të Prengës, por e ngjit edhe më lart si një nga emrat më premtues të boksit shqiptar në skenën ndërkombëtare.


