23-11-2024

Kriza e Kazakistanit: Corriere della Sera: Lidhja me Kosovën dhe Iranin

Në Kazakistanin e përfshirë nga revoltat popullore, ishin transferuar prej disa muajsh 88.000 kompani kriptovalutash, raporton TCH.

Aktivitetet në Bitcoin, thotë Corriere della Sera, mund të kenë në fakt një impakt të lartë energjetik e mbase, mund të jetë dhe ato një arsye për rritjen e çmimit të hidrokarbureve në vend.
Probleme të ngjashme, vazhdon e përditshmja e njohur italiane janë shënuar dhe në disa vende të tjera si Kosova dhe Irani, të cilat i ndaluar transaksionet në bitcoin pas problemeve me energjinë elektrike. Ndërkohë, ngërçe në rrjetin elektrik janë regjistruar po për shkak të kriptovalutave edhe në disa rajone të Kinës. Shumica e 88.000 kompanive të kësaj natyre të zhvendosura në Kazakistan gjatë 2021-shit, vijnë nga Kina.

Sipas Financial Times, ato janë joshur pikërisht nga kostoja e ulët vendase e energjisë, por kjo zhvendosje masive llogaritet të ketë shkaktuar një rritje të kërkesës për energji me 8% brenda një viti, duke sjellë një krizë të rrjetit të shpërndarjes e duke provokuar edhe ndërprerje të vazhdueshme.

Kosova u përball së fundi me krizë energjetike pas rritjes së çmimit të importit të energjisë. Qeveria e Albin Kurtit njoftoi se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike. /Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.