11-08-2025

Krushqit nga Vushtrria shkrepin armë në aheng familjar në Prizren – ndalohet 60-vjeçari

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 16:40, në rrugën “Kurtish Hasani” në Prizren, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Sipas hetimeve fillestare, të shtënat i kanë kryer krushqit që kishin ardhur nga Vushtrria, të cilët nuk janë hasur në vendngjarje gjatë reagimit të patrullave.

Nga informatat e siguruara, policia ka identifikuar të dyshuarin B. Zekolli rreth 60-vjeçar dhe ka njoftuar Stacionin Policor të Vushtrrisë që të ndalonte veturën BMW me të cilën po udhëtonte ai.

Rreth orës 19:20, policia e Vushtrrisë ka konfirmuar ndalimin e tij, ndërsa hetuesit dhe krim-teknika nga Prizreni janë nisur për ta marrë në shoqërim dhe për ta transferuar në Stacionin Policor të Prizrenit.


Rasti po hetohet si “Posedim i armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Asnjë koment

Comments are closed.