24-11-2024

Kuvendari i PDK-së në Prizren thotë se do ta padis Haskukën për shpifje

Por, ky i fundit ka mohuar këtë, madje ai pretendon se është viktima në këtë rast, madje sipas tij rasti është lajmëruar në polici.

“Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të cilit ditë më parë është paraqitur një Kallëzim Penal për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare nga familjarët e mijë. Në këtë rast kam pësuar lëndime të lehta trupore dhe rastin e kam paraqitur në Polici, e që shpresojë se drejtësia ta thotë fjalën e vet shpejtë”, ka njoftuar Besimi, përcjell Indeksonline.

Besimi komenton edhe reagimin e Haskukës për të cilën thotë se pa pas asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta.

“Është për keqardhje se si Kryetari i Komunës pa pasur asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta se gjoja unë kam sulmuar zyrtarin e prokurimit për çështje që lidhen me tenderët e kësaj komune. Unë personalisht dhe familja ime, jemi të përkushtuar që keqpërdorimeve me tender në Komunën e Prizrenit t’i japim përgjigje të merituar ligjore. Kundër Kryetarit Haskuka do të inicoj padi civile për shpifje pas konsultimit me avokatin”.

Asnjë koment

Comments are closed.