Kryeminister i shtetit tim, z. Albin Kurti – Hapi Shkollat…!
Shkruan: Ymer Berisha / Prizren
Greva në arsim dhe administratë publike po hynë në javën e tretë të saj, dëmet tashmë i kemi të pa riparuara sipas të gjitha analizave shkencore e sociale, fëmijët tanë, e ardhmja jonë e cenuar nga shteti e shoqëria, e mohuar nga mësimnxënia, e mohuar nga rritja normale si e drejtë elementare për jetë. Kryeministri i shtetit tim, Albin Kurti, krihet e kridhet, por nuk është në lartësinë e detyrës dhe pozitës së tij që ushtron në shtet.
Sindikatat edhe mund të jenë të pa arsyeshme në kërkesat e tyre, edhe të mëtojnë të bëjnë politike në raste të caktuara, mund të jenë jashtë fushës së formimit dhe angazhimit publik të tyre! Dilema ime që po ma vret shëndetin dhe dinjitetin njerëzor është: kush institucion në një vend demokratik e ka detyrim ligjor, politik e shoqëror të garantojë jetë të sigurt për qytetarët dhe zhvillim normal të jetës e proceseve shoqërore?
Qëndrimi i kryeministrit Kurti, Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë në tërësi, në raport me grevat në shtetin tim, edhe pas javës së tretë të mjerimit shoqëror e institucional, vërtet meriton, më e pakta mos respekt e deri të shqyrtimi i mundësisë, që të terë, ne qytetarët ta lëshojmë këtë vend, ta shpallim si vend të pa jetueshëm, ta deklarojmë vetën dhe familjen tonë: të vrarë me mjete demokratike nga ata që na udhëheqin, nga ata prej të cilëve presim, përfaqësim, zhvillim, dije, ekonomi e jetë dinjitoze.
I nderuar kryeministër Albin Kurti, kupto, jemi lodhë o burrë, po jetojmë jo mirë edhe pse jemi të angazhuar me punë! Sot fëmijët e mi, posa hyra në shtëpi, pas punës, me pyeten: kur po fillon mësimi? Nuk dija q ‘tu thoja. Sot edhe unë po ju pyes ju dhe të gjithëve në qeveri: a keni fëmije dhe kur do filloj mësimi për ta?! Apo për fëmijët tuaj mësimi ka filluar më një shtator, e ju e keni harruar këtë mjerim tonin shoqëror që tri javë.!
I nderuar kryeministër, në fund e pyeta vetën: si mbyllet ky mjerim yni shoqëror? E vetmja përgjigje dhe mundësi me rezultoi te ju dhe pozita që ushtroni në këtë shtet, ngase grevistet janë grup shoqëror dhe konsiderojnë se plotësisht janë në të drejtën e tyre ligjore, publike e etike të organizimit sindikal. Ju në cilën të drejtë jeni më këtë qëndrim prej njeriut të hidhëruar, kur do ta kuptoni drejtë përgjegjësinë që ushtroni? Edhe pas muajve të terë, të këtij realiteti të hidhur shoqëror ju dhe pozita juaj mund t’i jep fund këtij mjerimi, ndaj ju ftoj publikisht që sa më parë ta reflektoni situatën e fëmijëve të shtetit që drejtoni dhe t’i hapni shkollat një sekondë e më parë.
I nderuar kryeministër, të çart e kam, që do vijë momenti i hapjes së shkollave, por ju dhe pozita juaj, mund të jetë e koritur para qytetarëve dhe përgjegjësive të shtetit, apo Republikës siç e keni dëshirë ju ta quani.!
Në fund nuk e di, a do këtë rastin kryeministri i Republikës së Kosovës, ta lexojë këtë letër, por i ftoj disa mikesha e miq të çmuar të VV-së, miq në FB, që t’ia përcjellin dhe të ndihmojnë për hapjen e shkollave.
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.