25-11-2024

Kryeministri Haradinaj viziton Lushtakun e Mustafën para nisjes për Hagë (foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun e Rrustem Mustafën, pak para nisjes për në Hagë ku pritet të merren në pyetje nga Gjykata Speciale.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se lufta e UÇK-së do të dëshmohet gjithnjë se ishte e pastër dhe e shenjtë.

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!” ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Asnjë koment

Comments are closed.