23-11-2024

Kryeministri Hoti emëron 22 zëvendësministra

Ka më shumë se dy javë që mori detyrën. E kryeministri Avdullah Hoti, deri më tani në kabinetin e tij qeveritar ka emëruar, 22 zëvendësministra.

Disa nga të cilët, janë riemëruar, pasi mbanin të njëjtën pozitë, edhe në  Qeverinë Kurti.

Në ministrinë e Financave është riemëruar si zëvendësministër, Agim Krasniqi.

Artan Berisha, Arton Retkoceri dhe Hamza Balje janë emëruar si zëvendësministra të rinjtë në Ministrinë e Infrastrukturës.

Kryeministri Hoti, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri më tani ka emëruar vetëm dy zvm, Bekim Brestovcin dhe Bashkim Krasniqin.
Ndërkohë, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë emëruar, Besart Dreshaj e Bashkim Krasniqi.

Engelbert Zefaj, Valdete Bajrami e Qazim Rrahmani janë zëvendësministrat e rinjtë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në ministrinë për komunitet dhe kthim, këto pozita do i mbajnë Enis Sulejmanovic dhe Selim Kryeziu.

Enver Hoti,  është zëvendësministri i vetëm deri më tani në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Edhe ministria e Pushtetit Lokal deri më tani, ka vetëm një zëvendës ministër, Fatbardha Eminin.

Njëjtë edhe Ministra e Drejtësisë, deri më tani ka vetë Florian Dushin si zv.ministër.

Muharrem Sfarqa, zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, së bashku me Sema Spahiun.

Nexhat Ramadani, zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Resul Makreshi, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në MPB janë emëruar dy zvministra, Yildiray Bayram dhe  Zafir Berisha.

Nga Qeveria e Kosovës, nuk i kanë treguar Televizionit, nëse do emërohen zvministra të tjerë, apo edhe cili është numri i planifikuar i zvministrave që Hoti do ti ketë në kabinetin e tij.

Kujtojmë se, Qeveria paraprake ajo e Albin Kurtit, kishte 35 zëvendës ministra.

Ky numër ishte dukshëm më i vogël se ai i Qeverisë së mëparshme, i Qeverisë Haradinaj, në të cilën kishte rreth 80 zëvendës-ministra, më së shumti që nga koha e pasluftës.

Kjo e fundit, vazhdimisht ishte kritikuar, për këtë numër enorm të zvministrave në kabinet./Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.