Kryeministri Hoti: Javën tjetër nis shpërndarja e 60 milionë eurove
Hoti bëri të ditur se fondi prej 87 milion eurosh tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve.
Ai tha se nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e 60 milionë eurove.
Kreu i Qeverisë shtoi se deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro.
Postimi i plotë:
Rimëkëmbja po ndodh!
Fondi prej 87 milionë euro tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro që i kemi aprovuar në Qeveri.