Kryeministri Kurti kujton sulmin e dytë të forcave serbe në Prekaz: Përkulje ndaj qëndresës së Jasharëve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sulmin e dytë të Serbisë mbi Jasharët.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti tregoi në pika të shkurtra kronologjinë e ngjarjes së 25 viteve më parë, duke shtuar në fund se përkulet me nderime të thella për qëndresën e Jasharëve të Prekazit.
“Në kronologjinë historike të Prekazit dhe Kosovës, ky ishte sulmi i dytë i Serbisë mbi shtëpinë e kundër familjes së Shaban Jasharit dhe djemve të tij Hamzës e Ademit.
Një muaj e gjysmë më pas, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ata u rrethuan siç u rrethua edhe gjithë Prekazi, në sprovën e madhe përballë shumë qindra policëve të Serbisë, ku Jasharët e Prekazit rezistuan duke e kthyer kahjen e historisë në atë rrugë që e solli lirinë e Kosovës”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: