26-11-2024

Kryeministri Kurti uron për festën e Krishtlindjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishterë, për festën e Krishtlindjes.

“Uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai deklaroi se lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë.

“Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë”, us shpreh kreu i Qeverisë së Kosovës.

“Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar”, shkroi kryeministri.

“Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!”

Asnjë koment

Comments are closed.