22-11-2024

Kryeministri Kurti uron qytetarët për Bajramin e Fitrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Postimi i plotë:

“Me fat Fitër Bajrami!

Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!

Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfrit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.

Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”, shkruan Kurti.

 

Asnjë koment

Comments are closed.