20-02-2025

“Kryeministri më hajvan në histori”, momenti kur Andin Lokaj ofendon Kurtin në transmetimin Juve-Inter

Përpara fillimit të derbit të sotëm italian mes Juventusit dhe Interit, komentatori i Art Sport, Andin Lokaj ka eskaluar në fyerje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndonëse po bëhej gati për të komentuar një ndeshje derbi, siç është ajo mes Juves dhe Interit, Lokaj e bëri një hyrje për ta goditur Kurtin, duke e quajtur atë “hajvan”.

“Hajvani më i madh në histori të njerëzimit”, u shpreh Lokaj në ndeshjen që po bëhej gati ta komentonte.

Më poshtë momenti ku Andin Lokaj shfaq këtë gjuhë ndaj kryeministrit në detyrë.

Ndryshe, tashmë ka përfunduar pjesa e parë mes Juventusit dhe Interit, ku 45-minutëshi i parë është mbyllur pa gola./Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.