Kryeministri siguron qytetarët se organet e drejtësisë do të zbardhin çfarëdo që ka ndodhur mbrëmë në QKUK
Pas takimit që pati me krerët e institucioneve shëndetësore, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media, tha se organet përkatëse do shohin nëse ka pasur çfarëdo lëshimi në Klinikën Infektive ku vdiqën katër persona pas mesnatës
Hoti tha se mjekët kanë bërë të pamundurën që të shpëtohen qytetarët e sëmurë.
“Nëse ka pasë çfarëdo lëshimi, organet përkatëse janë marrë dhe do të merren për këtë çështje. Unë e di që stafi mjekësor po e bën maksimumin aty, dhe gjithashtu mund të ju garantoj se organet opërkatëse do të shohin nëse ka pasur çfarëdo lëshimi, por informatat që i kam është se është bërë maksimumi që të ruhet jeta e qytetarëve”, ka thënë Hoti.
Ndërkohë, brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur 12 persona si pasojë e infektimit me koronavirus./Express