Kryente marrëdhënie me ‘eskortat’, më pas u zhvaste para, arrestohet i riu që prezantohej si polic
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si polic dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet.
Mësohet se i arrestuari, linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se ishte polic dhe se kishte për qëllim t’i arrestonte.
Më pas për të mos i arrestuar, u kërkonte shuma parash.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së përdorur nga i riu i arrestuar, raporton Top Channel.