18-03-2025

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim Avokatin e Popullit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në një takim pune Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me
bashkëpunëtor, ku u bisedua për sfidat, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet gjatë përmbushjes se kompetencave dhe mandateve kushtetuese e ligjore që kanë.

Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për zbatimin e rekomandimeve tëinstitucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Prokurorisë së Prizrenit, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e  Kosovës.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion  të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.

Asnjë koment

Comments are closed.