24-04-2025

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në takim pune përfaqësues nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), U.D. drejtorin Alban Sutaj së bashku me Drejtorin e Departamentit Operacional- Enver Krasniqi, ku morën pjesë edhe prokurorja nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Arijana Shajkovci, Zëvendës-kryeprokurori, Labinot Jetishi dhe Udhëheqësi i Departamentit të Përgjithshëm Atnor Skoro, percjell Gazeta e Prizrenit. 

Në fokus të diskutimeve ishin shitja e aseteve në fazë të hershme, planifikimi dhe koordinimi mes Prokuorisë së Prizrenit dhe AAPSK-së në fazë të hershme të sekuestrimit, rikthimi i aseteve si dhe trajtimi i sendeve të përdorura.

Në fund të takimit, palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin drejt rritjes së transparencës në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.