Kryeprokurori në Prizren del me konferencë për aksionin për “manipulimin e rezultateve” zgjedhore
Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (23 janar 2026) një konferencë për media lidhur me aksionin e ndërmarrë nga kjo prokurori mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, raporton Gazeta e Prizrenit
Sipas njoftimit, aksioni ka të bëjë me parregullsi të dyshuara gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit.

Konferenca për media do të mbahet në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, ku pritet të jepen më shumë detaje rreth rastit dhe veprimeve të ndërmarra nga institucionet e drejtësisë. /Gazeta e Prizrenit

