Kryeprokurori thotë se nuk mund t’ia japin familjes Dehari raportin pa e përkthyer
Kryeprokurori Admir Shala ka thënë se nuk mund t’ia japin familjes raportin në gjuhën origjinale pa e përkthyer atë në gjuhën shqipe.
Ai ka thënë se këtë çështje janë duke e trajtuar në mënyrë urgjente, dhe se përkthimi i raportit pritet të përfundojë brenda 2 ose tre ditësh, raporton KTV.
Sipas Shalës, pas përkthimit, familja do ta ketë raportin në dy versionet, atë në gjuhën origjinale dhe të përkthyer në shqip.