Kryetari Haskuka mungon në homazhet tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë
Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, sot janë bërë homazhe në “Varrezat e dëshmorëve në Landovicë”, dhe më pas nderime edhe te “Monumenti i Lirisë”.
Por, derisa në këto aktivitete kanë marrë pjesë zyrtarët komunal të Prizrenit, deputetë si përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, pjesë e tyre nuk ishte edhe i pari i komunës Mytaher Haskuka.
Përkundër kësaj mungese, Komuna e Prizrenit, nuk ka dhënë ndonjë njoftim eventual për angazhimin e tij zyrtar, në ndonjë aktivitet tjetër, pasi mungonte në përkujtimin e homazhet e organizuara në Prizren./GazetaePrizrenit.net