23-11-2024

Kryetari i degës së Nisma-s, Zafir Berisha reagon për zhvillimet e fundit në arsim

Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit: nr. 06/L-114 për zyrtar publik. Berisha tha se me mijëra nxënës do të vijojnë të humbin orë mësimi për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar deri ne 28 shkurt të vitit të ardhshëm ligjin nr. 06/L-114 për zyrtar publik, e bën nul konkursin e hapur nga Myta dhe komisarët politik të VV për mësimdhënës nga Komuna e Prizrenit. Vendimi i nxituar i adoleshentëve të Komunës së Prizrenit për të bërë veprime të papjekura e fut në kaos edhe më tej arsimin në Prizren. Me mijëra nxënës do të vijojnë të humbin orë mësimi për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë të pushtetit të drejtuar nga infantilët. Keshtu është kur në udheheqje të qytetit janë të paditurit dhe injorantët të cilët me paditurinë dhe injorancën e tyre po i marrin në qafë gjeneratat e reja, tha Berisha.

 

Asnjë koment

Comments are closed.