Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka premtuar zgjidhjen e çështjes së shtëpisë që ka bllokuar rrugën e re transitore, që lidh lagjen Arbana me Dardaninë, përkatësisht magjistralen për në Gjakovë me atë për Prishtinë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ai ka premtuar kështu gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit Komunal, pas kërkesës së përsëritur të kuvendarit të PDK-së, Skënder Sallauka.
Haskuka tha se për çështjen e shtëpisë tek transiti i ri, ka biseduar edhe me disa asamblistë, që nëse nuk ndërmerr diçka gjykata, atëherë të veprojë Kuvendi Komunal, për ta sjellë një vendim rreth kompensimit të saj.
“Gjithsesi besoj që sivjet kjo rrugë do të hapet”, ka thënë Haskuka. /GazetaePrizrenit.net