Kryetari Totaj i takon bashkatdhetarët
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sonte ka hapur dyert e rezidencës së tij për t’i pritur bashkatdhetarët të cilët pushimet dhe festat e fundvitit po i kalojnë në vendlindje.
Gjatë takimit me bashkatdhetarë, kreu i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se qëllimi i këtij organizimi po realizohet në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për diasporën, e cila ka dhënë dhe po jep kontribut të jashtëzakonshëm për popullin dhe shtetin tonë.
Ai tha më tej se mundësitë e bashkëpunimit mes komunës dhe bashkëatdhetarëve janë shumë të volitshme, që në të ardhmen bashkëatdhetarët të investojnë në vendlindje, e që një gjë e tillë drejtëpërdrejt ndikon edhe në zhvillimin ekonomik jo vetëm të Prizrenit.
Bashkatdhetarët, Daver Shantiri dhe Bekim Rramanaj, e kanë vlerësuar jashtëzakonisht të mirë gjestin e kryetarit Totaj, për një takim të tillë, me shpresën se ngjarje të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen.
Takimi u përshkrua edhe me një koktej rasti për nderë të bashkëtadhetarëve nga kryetari Totaj./tvprizreni