Kryetari Totaj, publikon raportin 100 ditësh, premtohet menaxhim efikas dhe performancë
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj në raportin 100 ditor të punës së tij ka premtuar menaxhim efikas dhe rritje të performancës në muajt në vazhdim.
Ai më tej ka potencuar në raport e tij se gjatë periudhës 100 ditore janë ndalur projekte brenda Qendrës Historike të cilat kanë qenë në mospërputhshmëri me Ligjin për Mbrojtjen e Zonës Historike në Prizren, projekte të cilat kanë qenë duke u implementuar nga qeverisja e kaluar pa pëlqimin e QRTK-së, raporton TV Prizreni.