Kryeziu: Limaj ka bërë një veprim të drejtë politik për të ofruar një mundësi drejt zhbllokimit të institucioneve!
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka folur nw Blic Interview me Asrit Gashin, ku foli në lidhje me ngërçin politik në të cilin ndodhet vendi tani e disa muaj.

Ai ka folur edhe në lidhje me ‘lëvizjen’ e kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj, pas zgjedhjeve.
“Mendoj se zoti Limaj, besoj, që ka bërë një veprim të drejtë politik duke parë që opozita e cila ishte deklaruar për katër vite për t’ia pamundësuar zotit Kurti qeverisjes nuk e pat aq serioz këtë ide dhe pas katër vitesh doli që ka qenë një ‘bllof’ politik për arsye se ata nuk u bashkuan në një kauzë për të krijuar një qeveri të opozitës. Mendoj se zoti Limaj si subjekt politik, më i vogël në parlament dhe më së pakti do t’i konvenonin zgjedhjet parlamentare, besoj se ka bërë një veprim të drejtë për të ofruar një mundësi drejt zhbllokimit të institucioneve. Por gjithsesi nuk po arrin të bëhet marrëveshja, ndoshta jo për shkak se spo arrin të bëhet marrëveshja por siç po shihet në bazë të numrave edhe zoti Limaj tani me 3 numra është i pamjaftueshëm për të krijuar një qeverisje. Në anë tjetër është hipotetike por besoj që edhe Lëvizja Vetëvendosje është duke kalkuluar që mos të ketë një qeveri me 61 numra duke patur parasysh që pas 3-4 mujash do të futet në procedurën e zgjedhjes së Presidentit’ tha Kryeziu.

Kryeziu deklaroi se të gjitha partitë politike janë duke kërkuar zgjedhje që pas zgjedhjeve të dalin nga kjo situatë.
“Unë mendoj se të gjitha partitë politike janë duke kërkuar zgjedhje që pas zgjedhjeve të dalin nga kjo situatë. Mendoj se propozimi i Lidhjes Demokratike i cili ka qenë në bazë të subjektit politik për një qeveri të tranzicionit i ofron zgjedhjet pas 5-6 muajsh. Kjo heshtja e mos-konstituimit të Parlamentit na qon deri tek zgjedhjet. Unë mendoj se këto kriza kështu janë duke na prodhuar situatën ku të shkojmë në zgjedhje lokale dhe parlamentare brenda një dite. Por a janë të gatshëm për zgjedhje?Besoj se më përpara janë të gjithë të gatshëm për zgjedhje sesa të ‘thyejnë’ premtimet e tyre kundra një bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje” tha Kryeziu në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.