Kryeziu tregon afatin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rast se nuk zgjidhet Presidenti
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse nuk rizgjedhet Vjosa Osmani në krye të Presidencës, do të jetë aty deri më 5 prill.
“Në bazë të Kushtetutës shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhjet janë 45 ditë prej momentit të shpalljes nga Presidenti”.
“Vjosa Osmani do të jetë në presidencë deri më 5 prill, me i shpall zgjedhjet e reja dhe pastaj largohet nga presidenca”, ka thënë ai.


