12-04-2025

Kryhet një operacion i rrallë në Kliniken e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK

Në këtë rast aorta e barkut, e cila ishte e mbyllur në pjesën e poshtme të saj, ishte e shoqëruarjo zakonshëm me venën e barkut të dyfishtë wduplicated inferiror vena cava (DIVC)], një anomali shumë e rrallë 0.05% të rasteve.

“Intervenimi ka zgjatur më shumë se 5 orë, te një pacient i moshës 48 vjeç. Pacienti përveç mbylljes të segmentit të poshtëm të enës kryesore të gjakut (aorta abdominalis), nga sëmundja arterosklerotike, për çka kishte kërkuar ndihmën mjekësore, kishte edhe një anomali, me çʾrast aorta e barkut ndodhej në mesin e venës kava inferor të dyfishtë, (doubly vena cava inferiror).

Të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një rrezik operativtë konsiderueshëm, ekipi mjekësore në përbërje: prof.ass.dr. Lulzim Vokrri, dr.Hajriz Rudari, dr. Ramë Gashani, dr. Albion Haxhijaha dhe Antigona instrumentare si edhe anestezioni nga; dr. Flora Marashi – anesteziolog dhe reanimator, Mirja teknike vendosi që pacienti t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, në kushte të anestezionit gjeneral”, thuhet në njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.