19-11-2025

Ku do t’i gjej Kosova paratë për zgjedhjet në të cilat po shkon, Murati përmend “transferet, kursimet, tepricat”, si zgjidhje

Opozita po kërkon me ngulm zgjedhje të reja, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Teksa po kërkohen zgjedhjet e reja si shpejt, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar procedurën se si mund të gjenden paratë për organizimin e tyre.


“Nuk ka buxhet të organizuar. Ai buxhet që ka qenë i KQZ-së tashmë është shpenzuar sepse kemi pasur 3 palë zgjedhje. Mirëpo duhet të shihen mundësitë që si mundemi brenda transfereve, brenda kursimeve që kanë mbetur apo mund të ketë teprica në organizatat buxhetore që të sigurohet buxheti i nevojshëm. Sepse nëse caktohet data e zgjedhjeve duhet të ketë edhe financimin e nevojshëm për tu realizuar ato”, ka deklaruar Murati.

Asnjë koment

Comments are closed.