23-11-2024

Ku po jeton kryetari Haskuka, në Prizren apo në Prishtinë?

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në debatin me Jeta Xharrën në kuadër të debateve “Jeta në Komuna” ka sqaruar se a po jeton në Prishtinë apo në Prizren.

I akuzuar nga opozita e i quajtur “kryetar turist”, Mytaher Haskuka është pyetur nga Jeta Xharra se a po jeton në qytetin që e qeveris apo në kryeqytet.

“Unë jam më shumë në Prizren, por vikendeve vij në Prishtinë”, u përgjigj Haskuka.

Gjithashtu asamblistja e PDK-së Sherife Balaj ka kërkuar sqarime nga Haskuka për emërimin e drejtoreshës  për Gjeodezi dhe Kadastër, Nora Kelemndi, e cila sipas saj çdo ditë me veturë zyrtare udhëton Prishtinë – Prizren. “A nuk po ka Prizreni me 200 mijë banorë gra të zonja për me u emëru drejtoreshë?”, ka pyetur Sherife Balaj.

Këto vërejtje nga asamblistja e PDK-së kanë ardhur pasi që Haskuka pas shumë emërimeve e shkarkimeve, ka emëruar për drejtoreshë të Gjeodezisë dhe Kadastrit Nora Kelemendin, e cila në të kaluarën ka udhëhequr po me këtë drejtori në Komunën e Prishtinës nën qeverisjen e Shpend Ahmetit.

Lidhur me këtë kryetari Haskuka ka thënë  se kjo Drejtori ka trashëguar probleme jashtëzakonisht të mëdha duke akuzuar qeverisjet e kaluara, ndërsa ka arsyetuar emërimin e drejtoreshës nga Prishtina, Nora Kelmendi, duke thënë se drejtoresha brenda 1 muaji ka bërë reforma që nuk janë bërë 20 vite në këtë Drejtori. “E unë e vlerësoj në aspektin e punës dhe në aspektin se ku jeton apo sende tjera”, ka thënë Haskuka.

Në përballje me Jeta Xharrën në serinë e debateve Jeta në Komunë, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuks është përballur me premtimet e tij të dhëna para se të votohej për kryetar Komune, kurse i njëjti ka dhënë llogari për premtimet e mbajtura dhe ato të parealizuara deri më sot./Kallxo.com

Asnjë koment

Comments are closed.