25-11-2024

Kualifikueset Euro 2023: Kombëtarja shqiptare sërish në grup me Kosovën dhe Anglinë

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve ka mësuar fatin e saj për kualifikueset e Evropianit të vitit 2023 për këtë grupmoshe që do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i këtyre kualifikuese me skuadrën e Alban Bushit që u caktua në Grupin G. Ajo që të bie në sy është se ka një deja vu’ për kuqezinjtë e vegjël pasi në këtë grup bëjnë pjesë edhe 3 skuadra të tjera me të cilat Kombëtarja jonë U21 është përballur edhe në kualifikueset e Euro 2021 dhe bëhet fjalë pikërisht për Kosovën, Anglinë dhe Andorrën. skuadrat e tjera që janë në Grupin G të Kombëtares U 21 janë Çekia dhe Sllovenia

Në shortin e hedhur, Kombëtarja e U21 ishte përfshirë në vazon e 4 dhe kjo falë paraqitjes së mirë të bërë prej saj kohët e fundit që i dha mundësinë që të ngjitej një klasifikimin e UEFA.

53 skuadrat kombëtare u ndanë në 9 grupe, 8 grupe me 6 skuadra dhe 1 me 5 ekipe. ndeshjet kualifikuese të Euro 2023 do të luhen në periudhën mars 2021-qershor 2022. 9 skuadrat fituese të çdo grupi dhe vendi i dytë më i mirë për të cilën nuk do të merren parasysh rezultatet me skuadrat e vendeve të fundit, do të kualifikohen direkt për në fazën finale të Evropianit. 8 skuadrat e tjera të vendeve të dyta në grupe do të luajnë në play-off për 4 vendet që do te mbeten me ndeshjet e kësaj faze që do të luhen në shtator 2022. /Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.