Kufiri tokësor i Shqipërisë i hapur vetëm për transportin e mallrave, ndalohet rreptësisht hyrja nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se që nga e hëna do të mbyllen kufinjët tokësor në Shqipëri nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqi.
Sipas njoftimit, kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndroj i hapur vetëm për transportin e mallrave.
“NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË!
KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË QËNDROJË KUDO I HAPUR VETËM PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE
FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”, ka shkruar Rama./IndeksOnline/