Kujdes me shpuzoren, sa është e rrezikshme për shëndetin nëse nuk e zbrazni?
Shkencëtarët thonë se secili duhanpirës liron pothuajse 15 për qind të nikotinës totale të përmbajtur në të gjithë cigaren, dhe sasitë e dëmshme të nikotinës janë të pranishme shtatë ditë pasi shuhet cigarja.
Shumica e kimikateve lirohen brenda 24 orëve të para, por sasi të dëmshme të nikotinës janë zbuluar se janë të pranishme edhe shtatë ditë pasi shuhet cigarja.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se bishtat e cigareve janë më të dëmshme kur moti është më i ngrohtë.
“Kjo do të thotë që nëse nuk e zbrazni taketuken brenda shtatë ditëve, sasia e ekspozimit të nikotinës për jo duhanpirësit mund të jetë dy herë më e lartë,” tha drejtuesi i hulumtimit, Dastin Popendik./TCH
Top Channel