24-11-2024

Kujdes nga SMS-të mashtrues që po shpërndahen në emër të Postës së Kosovës

Disa mesazhe (SMS) po iu dërgohen masivisht qytetarëve të Kosovës në telefon në emër të Postës së Kosovës, në të cilin shkruhet: “Pakoja juaj është dëmtuar gjatë tranzitit dhe aktualisht mungon informacioni i adresës”.

Përmes mesazhit qytetarët ftohen të klikojnë një link për “për të përditësuar adresën tuaj të transportit” dhe se dorëzimi do të organizohet “brenda 12 orëve”.

Përdoruesve të telefonive mobile në Kosovë iu dërguan mesazhe me përmbajtje pak a shumë të ngjashme edhe para disa ditësh.

Posta e Kosovës i ka lajmëruar qytetarët se mesazhet janë mashtrim

Asnjë koment

Comments are closed.