Kujtesë për profesor Qazim Kabashin
Nga Nue Oroshi:
Qytetit të Besëlidhjes shqiptare – Prizrenit sa kalon koha dhe po i ikin veprimtarët, atdhetarët, profesorët, politikanët të cilët dhanë shumë për shtetin e ri te Kosovës. Në mesin e shumë veprimtarëve nga Prizreni që u angazhuan duke dhënë kontribut të pandërprerë hynë edhe profesori i historisë, Qazim Kabashi.

Me Qazim Kabashin jemi njohur në tri kohë ku kemi vepruar dhe punuar bashkërisht. Në vitet e tetëdhjeta ku në periudhën kohore 1985 -1989 e kisha profesor të historisë dhe kishte një qëndrim të matur dhe u mundonte të jepte çdo gjë nga vetja për t’i shpjeguar nxënësve të asaj periudhe kohore historinë e popullit shqiptarë.

Qazim Kabashi vinte nga një fshat ku jo rrallëherë shqiptarët e Kabashit kishin luftuar drejtpërdrejt me pushtuesit serb. Me pas gjatë viteve të nëntëdhjeta 1991-1995 me profesor Qazim Kabashin kemi vepruar bashkarisht në Degën e LDK-së në Prizren. Ai ishte veprimtar i palodhur dhe shpeshherë shkonte nga një fshat në fshatin tjetër në takimet që bëheshin në atë periudhë kohore për ta kundërshtuar Serbinë.

Edhe fshatrat e Famullisë së Velezhës e respektonin pa masë sepse ishte nga ata profesor i cili kishte një qëndrim kombëtarë dhe nuk i ndante shqiptarët në aspektin fetar. Punonte shumë ngushtë me veprimtarët e kësaj treve: Bernard Oroshin, Mark Spaqin, Simon Spaqin dhe Luz Palokën. Vlenë të theksohët se edhe mbas luftës së Kosovës e deri me tash fshati Korishë me fshatrat Malsi e Re,Lutogllavë,Caparc mbetën fshatra që nuk janë prekur nga era e neotomanizmi siç janë disa vende tjera në Komunën e Prizrenit por i mbetën besnik shqiptarizmës. Kjo u arrit falë intelektualeve siç ishte Qazim Kabashi dhe intelektualët e tjerë të shumtë të fshatrave Korishë, Malsi e Re; Lutogllavë e Caparc.

Nga shumë aktivitete që zhvilluam për disa vite me mbetën në kujtim shumë gjera por për lexuesit dëshiroj ta theksoj një ngjarje: Ishin vite të rënda kur veprimtarët shqiptarë rraheshin, burgoseshin e maltretoheshin. Dhe vetëm disa ditë më parë ishin maltretuar rënd dy veprimtarë te Degës së LDK-së Selatin Braha apo baca Salë siç e quanim ne të rinjët si dhe Skënder Berisha, të dy veprimtarë të palodhur,dhe tash të ndjerë.Radha si duket i kishte ardhur edhe Qazim Kabashit. Në një ditë herët kur shumë veprimtarë të Degës së LDK-së na u rralluan dhe nuk guxonin të vinin në zyrat e LDK-së në Prizren ishim vetëm katër persona që i frekuentojshim më shpesh këto zyre: Islam Bajrami, Qerim Mamusha, Qazim Thaqi dhe unë Nue Oroshi.

Një ditë zyra u rrethua dhe hynë inspektorët e sigurimit serb.Ata u drejtuan me kërcnim, kërkojmë Qazën! Qazim Thaqi paksa u gjend në vështirësi por tha unë jam Qaza! Kur ja kërkuan letërnjoftimin dhe tha jo, po e kërkojmë Qazim Kabashin. Për fat ai atë ditë nuk ishte ardhur në zyrën e LDK-së në Prizren. Kishte edhe shumë ngjarje dhe veprime të tjera kur punonim bashkarisht, bënim organizime kombëtare dhe profesori Qazim ishte i palodhur. Ai shpesh nuk kishte kohë të kujdesej as për familjen e tij duke vepruar kombtarishtë.

Gjatë periudhës së luftës në Kosovë profesor Qazim Kabashi ishte përgjegjës i logjistikës në Batalionin e Kabashit, por në bazë të dokumenteve që posedoj të këtij batalioni ku në të ardhmën planifikoj ta shkruj një libër pasi ti kompletoj lënden arkivore për qëndresën e këtyre fshatrave ,profesor Qazimi kishte një respekt nga të gjithë ushtarët për fatin se shumicën e tyre i kishte pasur edhe nxënës.
Pas luftës Qazim Kabashi ishte zgjedhur deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës kohore 2001-2004. Edhe pse ishte zgjedhur deputet edhe pse e kishte pasur mundësinë që të pasurohej ai nuk e kishte zgjedhur atë rrugë. E kishte zgjedhur rrugën që të mbetët veprimtar i përjetshëm dhe shpeshhere udhetimin ne Prishtin e bënte me autobus dhe nuk ishte ithtar i gjipave të zinj dhe jetës luksoze. Por gjithmonë dhe gjithherë ishte i gatshëm që të merrte pjesë në çdo aktivitet kombëtar.

Si historian ai kishte mbledhur fakte dhe materiale për Masakrën e Kabashit të vitit 1913. Në këtë masakër janë pushkatuar 112 shqiptarë nga Kabashi dhe rrethina. Ai ka marrë pjesë në dy sesione shkencore që ka organizuar Shoqata “Trojet e Arbrit “dhe ka botuar dy punime shkencore “Masakra e Kabashit në vitin 1913“, si dhe E Djathta Shqiptare në Prizren e rrethinë, ku e ka përmbledhur aktivitetin kombëtarë të shumë grupeve atdhetare nga Prizreni, duke përfshirë Grupin e Lidhjes se Prizrenit, GLP grupin e NDSH-së , Grupin e Kabashit, dhe grupe të tjera. E deri sa po i shkruaj këto rreshta në mendje po më sillej profesori im i historisë Qazim Kabashi i cili me një krenari mbante ditarin në dorë dhe mundohej t´iu shpjegonte nxënësve historinë e popullit shqiptarë. E ruajti krenarinë gjithmonë dhe asnjëherë nuk ra pre e lakmisë për pasuri. Më një fjalë jetoj e veproj si burrat dhe atdhetarët e vjetër shqiptarë që i dhanë shumë Kosovës dhe si morën asgjë.
/Gazeta e Prizrenit