24-11-2024

Kuksiani vrau djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë

Është ekstraduar nga Britania, kuksiani Granit Shehu i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e kushëririt të tij rreth katër vite më parë.

I riu rezulton i dënuar në mungesë me 16 vite burg për vrasje me paramendim.

“Granit Shehu, 35 vjeç, lindur në Kukës ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”,”-njofton policia.

Ai u arrestua më 11 shkurt të këtij viti nga policia britanike në Pickwick Terrace, Slough.

Si ndodhi vrasja?

Shehu akuzohet se ka qëlluar për vdekje djalin e xhaxhait të tij Milazim Shehu, më 16 shtator të vitit 2015 në Kamëz.

Shkak i krimit të rëndë ka qenë një konflikt për vjedhjen e një shume prej 12 mijë lekësh në shtëpinë e shtetasit Granit Shehu.

Ky i fundit pretendonte se paratë ia kishte marrë vajza e viktimës, e cila sipas dëshmisë së gruas së të ndjerit pas vrasjes, vajza e tyre nuk dinte as të numëronte për shkak të moshës së vogël.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Horizonit”. Granit Shehu u konfliktua fillimisht me kushëririn e tij dhe më pas e goditi 12 herë me thikë për shumën e parave që ai pretendonte se ia kishte marrë vajza e vogël e viktimës.

Më pas, i ndjeri u dërgua me urgjencë në një spital privat në Tiranë por ndërroi jetë rreth orës 01:00 të datës 17 shtator.

Milazim Shehu ishte me detyrë inspektor në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Territorit

Kushërinjtë me origjinë nga Kukësi kishin shtëpitë afër njëri-tjetrit në zonën e Kamzës.

Pas vrasjes, Shehu u arratis dhe jetoi në Londër, Eastbourne, Leeds dhe West Midlands derisa ra në prangat e autoriteteve britanike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi më 13 dhjetor 2016 burgim të përjetshëm në mungesë për 35-vjeçarin Granit Shehu.

I gjithë procesi hetimor dhe gjyqësor është zhvilluar në mungesë.

Por ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 16 vite burg./lapsi

Asnjë koment

Comments are closed.