29-11-2024

Kundërshtohet koeficienti i pagave i propozuar nga Qeveria

Më pak se dy javë kanë mbetur kur Qeveria e Kosovës duhet të ekzekutoj pagat me rritje, sipas Ligjit të ri të Pagave, raporton Gazeta Blic.Por, një gjë tashmë nuk dihet është ajo se sa do të jetë vlera e koeficientit për kategori të ndryshme që paguhen nga buxheti i shtetit.

Mjekët nuk dihet se sa do të kenë pagën me ligji ne ri, policët, mësimdhënësit, prokurorët, gjyqtarët…Gjithçka që dihet për ligji ne pagave është se ai është miratuar në Kuvend e dekretuar nga e para e vendit, Vjosa Osmani.

Përveç Albin Kurti ndoshta edhe Hekuran Muratit, askush deri në këto momente nuk e di se sa do të jetë koeficienti me ligjin e ri të pagave.Gazeta Blic ka nisur pyetje në drejtim të qeverisë së Kosovës, por deri në këto momente kur ky tekst është publikuar, zëdhënësi i Qeverisë,

Përparim Kryeziu nuk ka kthyer përgjigje.
Mirëpo burime të gazeta Blic kanë thënë se qeveria shumë lehtë mund të dalë me dy propozime për koeficient për Ligjin e ri të Pagave.“Do të ketë dy koeficient të ndryshëm.

Koeficientin më të lartë do ta kenë policët, arsimtarët, zjarrfikësit, mjekët dhe të tjerët. Ndërsa, koeficient më të ulët do të kenë ministrat, zëvendësministrat, kryeministri, prokurorët dhe gjyqtarët”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

“Ky veprim i Qeverisë do të “shitej” edhe në opinionin publik se Qeveria uli pagat për kryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat e prokurorët e gjyqtarët (për këta të fundit ka një qasje akuzuese nga Qeveria)”, ka thënë ky burim i gazetës.Sipas këtij burimi, koeficienti më i ulët mund të jetë 92 euro, përderisa ai më i larti 109 euro.
Të gjitha këto informata janë jo zyrtare, por që Gazeta Blic ka mësuar nga burime të saja.Por në rast se koeficienti do të jetë nën vlerën e 120 eurove, atëherë do të ketë pakënaqësi të mëdha te mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mjekët dhe të tjerët.

Kjo së paku nga deklaratat publike nga përfaqësues të këtyre kategorive.SBASHK disa herë ka thënë se janë në telashe të mëdha me anëtarësinë e tyre, për shkak të presionit nga ta për të ditur se sa mund të jetë koeficienti dhe pagat e shkurtit sa mund të jenë.
Këtë e ka thënë kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i cili ka thënë se kanë hequr dorë përfundimisht nga grevat në Arsim, por që ka thënë se në rast se koeficienti do të jetë nën 120 euro atëherë do të ketë veprime të tjera.

“Në rast se nuk do të ketë koeficient mbi 120 euro atëherë në përmes BSPK do të nisim dialogun me Qeverinë që koeficienti mos të jetë nën 120 euro”, ka thënë Rrahman Jasharaj para pak ditësh për Gazeta Blic.E, një parti që është pjesë e kuvendit të Kosovës në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës disa herë ka kërkuar që koeficienti minimal duhet të jetë 121 euro.

Çdo koeficient nën këtë shumë sipas AAK do të shkaktonte pakënaqësi të mëdha te kjo kategori.“Për me marrë votën tonë dikush duhet me dalë me na thënë koeficienti minimal kushtimisht është 121 euro, nëse është 121 euro atëherë ka rritje goxha serioze, nëse e bën 105 euro, 110 euro atëherë është problem.

Ndërsa më së miri për vlerësimin tim është koeficientin bazë ta merrni 129 euro për shkak se të para shikueshmëria dhe shuma e pagës të zyrtari publik afrohet shumë me kërkesa të cilat janë edhe me moszvogëlizmin e pagave. Sepse ne e kemi problem që dikush mundet me na u kap si e drejtë e njeriut, nëse i zvogëlohet paga shumë që kjo e ndikon drejtpërdrejt”, kishte thënë Besnik Tahiri në leximin e dytë të këtij ligji.

Ligji i Pagave së paku ishte premtuar nga Qeveria e Kosovës se do të sillej në Kuvend për miratim marsin e vitit të kaluar, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
Kjo kishte ngjallur pakënaqësi të mëdha në disa sektorë publik, duke kërkuar që deri në jetësimi ne këtij ligji mësimdhënësit mjekët dhe të tjerët të paguheshin nga 100 euro.Tek në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas Kuvendi i Kosovës, miratoi në lexim të dytë ligjin e ri të pagave.

Ai doli në gazetën zyrtare dhe u dekretua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Koeficienti ende vazhdon të mbahet sekret nga Qeveria.

Asnjë koment

Comments are closed.